Publikohet rregullorja e Maturës Shtetërore 2026 dhe datat e provimeve për maturantët

Ministria e Arsimit ka publikuar rregulloren e Maturës Shtetërore 2026 dhe datat e provimeve për të gjithë maturantët që ndjekin Arsimin e Mesëm të Përgjithshëm dhe atë Profesional.
Më datë 2 qershor, maturantët do të ulen ne banka për t’iu nënshtruar provimit të Gjuhës së Huaj. Më datë 9 qershor do të zhvillohen provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Më datë 16 qershor do të zhvillohet provimi i Matematikës dhe më datë 23 qershor që është dhe provimi i fundit, ai me Zgjehdje.
Ministria bën me dije gjithashtu se janë publikuar dhe shpërndarë testet model për orientimin e maturantëve gjatë procesit të përgatitjes.
“Rregulla të qarta, garë e drejtë. Është tashmë publike rregullorja e Maturës Shtetërore 2026 dhe datat e provimeve për të gjithë maturantët që ndjekin arsimin e mesëm të përgjithshëm dhe atë profesional; 2 qershor · Provimi i gjuhës së huaj; 9 qershor · Provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë; 16 qershor· Provimi i matematikës; 23 qershor · Provimi me zgjedhje.
Janë publikuar dhe shpërndarë po ashtu testet model për orientimin e maturantëve gjatë procesit të përgatitje
Kujdes. Çdo shkelje e rregullave të provimit parashikon penalizim sipas rregullores
Përgatitja rigoroze është mundësia juaj e vetme për një garë që ju nxjerr fitues e faqebardhë
Suksese”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





