Publikoi video në TikTok nga zyra e Këshillit Rajonal, e pëson rëndë një zyrtar i lartë italian

Kuriozitete | 1 vit më parë

Sekretari i partisë italiane Azione, Carlo Calenda, ka njoftuar sot përjashtimin e menjëhershëm të këshilltarit rajonal të Campania-s, Di Fenza. Ky vendim erdhi pasi një video e Di Fenza-s me dy influencuese, duke bërë “pantomima të pahijshme” në zyrat e Këshillit Rajonal, u bë virale në mediat sociale.

Calenda e quajti veprimin e këshilltarit një “budallallëk” dhe shprehu keqardhje. Ai shkroi në mediat sociale: “Ky budalla që përdor zyrat e Këshillit Rajonal për pantomima të pahijshme me personazhe të papritura dhe rrëmuja të ndryshme, përjashtohet nga Azione me efekt të menjëhershëm. U kërkoj falje votuesve.” ANSA

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme