Pushuesit e parë të sezonit në Sarandë, deti i kthjellët dhe moti i ngrohtë tërheqin vizitorët

Aktualitet | 4 muaj më parë

Në Sarandë pushuesit e huaj kanë nisur tashmë të shijojnë jo vetëm diellin, por edhe detin e kristaltë të rivierës shqiptare. Temperaturat e favorshme dhe moti i kthjellët kanë sjellë turistë nga vende të ndryshme të botës, të cilët kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë për pushimet e tyre.

“Kjo nuk është hera e parë për mua në Sarandë. Jam nga Rumania dhe kjo është hera e dytë që vij . Kam ardhur për pushime. E dua këtë qytet, e dua Shqipërinë në përgjithësi, i dua njerëzit e Shqipërisë. Dhe sa herë që kam pak kohë të lirë, e shfrytëzoj për të ardhur dhe për të parë këto vende të bukura dhe njerëzit këtu”

“Kemi qenë edhe në pjesën greke, në Korfuz, para disa vitesh, duke ardhur në Sarandë dhe më pas në Korfuz. Është shumë bukur dhe neve na pëlqen shumë këtu”

Vizitorët shprehen të mahnitur nga bukuritë natyrore, qetësia dhe mikpritja që ofron qyteti bregdetar. Shumë prej tyre theksojnë se kjo  është periudha ideale për të vizituar Sarandën, pasi plazhet janë më të qeta, temperaturat më të buta dhe atmosfera shumë relaksuese.

 “Gjithçka është e mrekullueshme këtu në Sarandë. Deti nuk është i ftohtë, uji është në rregull. Po shijojmë diellin, detin dhe vendin. Është një qytet shumë i bukur dhe mikpritës, dhe njerëzit janë shumë të ngrohtë”

“Kjo stinë është më mirë sepse nuk ka shumë njerëz dhe ka shumë qetësi. Mund të pushosh edhe psikologjikisht. Në verë bën shumë vapë rreth mesditës, kështu që plazhi bëhet më mirë në mëngjes dhe pasdite, drejt mbrëmjes. Ndërsa tani është më lirshëm. Preferoj të vij përsëri edhe në shtator”

Përveç detit dhe diellit, turistët po vlerësojnë edhe ushqimin tradicional, shëtitjet buzë detit dhe afërsinë me destinacione të njohura turistike.

Operatorët turistikë shprehen optimistë për një sezon veror të suksesshëm, ndërsa Saranda vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për turistët e huaj në Shqipëri.

Gazetare: B. Pëllumbi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme