Putin do të vizitojë Kinën 16-17 maj

Presidenti rus Vladimir Putin do të bëjë një vizitë shtetërore në Kinë me ftesë të presidentit kinez Xi Jinping.
Vizita në Kinë do të jetë vizita e parë jashtë vendit e Putinit pas rizgjedhjes së tij si president rus dhe, siç tha më herët ndihmësi i presidentit rus, Yury Ushakov, do të jetë një “hap reciprok në vizitën e parë zyrtare të Presidentit Xi Jinping, e cila u zhvillua njw vit edhe pas rizgjedhjes së tij”.
Vizita e fundit zyrtare shtetërore e Putinit në fqinjin lindor të Rusisë ishte pothuajse gjashtë vjet më parë.
Zgjedhja e Kinës si destinacioni i tij i parë pas rizgjedhjes së tij në mars, nënvizon lidhjet e ngushta midis dy fuqive bërthamore dhe anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Që kur Moska nisi pushtimin e saj të Ukrainës në vitin 2022 dhe vendosjen e sanksioneve perëndimore, Rusia ka qenë kryesisht e izoluar ndërkombëtarisht.
Megjithatë, Kina nuk e ka dënuar sulmin dhe ka miratuar një qëndrim neutral duke vazhduar të mbështesë partneren e saj afatgjatë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




