Putin gati për të sunduar deri në vitin 2030, e veja e Navalnyt: Do vijojmë ‘luftën’ ndaj Kremlinit

Pak minuta pasi qendrat e votimit u mbyllën të dielën, drejtuesja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ruse (KQZ) tha se Putin ishte në krye me 87.9% të votave, me 24.4% të numërimit.
Ky rezultat do të thotë se Putini do të sundojë të paktën deri në vitin 2030, kur ai do të jetë 77 vjeç. Udhëheqësi më jetëgjatë i Rusisë që nga diktatori sovjetik Joseph Stalin, ai do të sigurojë një dekadë të tretë të plotë të sundimit të tij.
Me shumicën e kandidatëve të opozitës ose të vdekur, të burgosur, të internuar ose të ndaluar të kandidojnë apo cilësimin si të paligjshëm mospajtimin me Kremlinin për pushtimin e Ukrainës, Putin pritet të drejtojë me dorë të hekurt.
Nga ana tjetër, e veja e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny, ka falënderuar ata që morën pjesë në zgjedhjet e sotme deri kur u hodh vota e fundit.
Mbështetësit e Navalnyt, i cili vdiq në burg muajin e kaluar, ishin inkurajuar të paraqiteshin në qendrat e votimit në orën 12:00 me kohën lokale dhe të votonin masivisht, si një protestë kundër Presidentit Putin.
Yulia Navalnaya u shfaq në ambasadën e Rusisë në Berlin, duke votuar pas disa orësh në radhë për të votuar.
Në një mesazh në rrjetin X (ish-Tëitter), ajo falënderoi të gjithë të përfshirë në protesta në mbarë botën.
“Nuk jam unë, por ju që më jepni shpresë se gjithçka nuk është e kotë, se ne ende do të luftojmë. Ju dua shumë të gjithëve”, shkroi Navalnaya.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




