Putin: Rusia mbështet nismat diplomatike për zgjidhjen e konfliktit SHBA-Iran

Botë | 26 minuta më parë

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian dhe ai rus Vladimir Putin kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve gjatë një bisede telefonike, sipas një njoftimi nga presidenca iraniane.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, presidenca iraniane bëri të ditur se Pezeshkian e uroi gjithashtu Putinin me rastin e ditëlindjes së tij.

Gjatë bisedës, Putin theksoi se bashkëpunimi mes Teheranit dhe Moskës në kuadër të Traktatit të Partneritetit Gjithëpërfshirës Strategjik po vazhdon pavarësisht zhvillimeve dhe ngjarjeve aktuale në rajon.

Presidenti rus iu referua gjithashtu përpjekjeve të disa vendeve për të ndërmjetësuar dhe për të ulur tensionet, duke pohuar se Rusia i mbështet këto nisma diplomatike dhe se miqtë iranianë mund të jenë të sigurt se Moska është e gatshme të ndihmojë.

Lideri rus vlerësoi gjithashtu atë që e quajti guxim të Iranit përballë sulmeve me të cilat po përballet.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme