Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS, fokusi integrimi në BE

Politikë | 7 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të hënë (27 prill) mbledhjen e përbashkët të grupit parlamentar socialist dhe qeverisë.

Bëhet me dije se integrimi i vendit në BE dhe çelja përfundimtare e grupkapitujve, do të jenë në qendër të kësaj mbledhjeje.

Gazetarja e RTSH-së, Denada Shkodrani raportoi se mbledhja do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, në takimin ku do të ngrihen jo vetëm problematikat e qeverisjes, por edhe ato që vijnë në lidhje me organizimin e strukturave të PS.

Sipas agjendës së miratuar dhe konfirmuar, gazetarja bën me dije se mbledhja ka nisur me raportimin e kreut të grupit parlamentar, Taulant Balla, në lidhje me ecurinë e të gjitha takimeve në terren të bëra nga përfaqësuesit e kabinetit qeveritar, deputetë e PS në zonat e tyre elektorale.

Po ashtu, parashikohet që do të ketë edhe një raportim të tij në lidhje me si po ecën procesi i zgjedhjeve në Partinë Socialiste.

Si pikë e dytë raportohet raportimi i ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha dhe kryenegociatores Majlinda Dhuka në lidhje me procesin dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.

Në vijim do të ketë pyetje-përgjigje që do t’i adresohen ministrit të jashtëm, Hoxhës dhe kryenogociatores Dhukës.

Kujtojmë se qeveria ka dorëzuar në Kuvend raportin për ecurinë e procesit të anëtarësimit në BE.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme