9 programe të reja sipas modelit të Universitetit BOKU të Vjenës, Rama në UBT: Së shpejti rishkruajmë pjesë të ligjit për arsimin e lartë

Arsim | 1 vit më parë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një aktivitet në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT), ku u prezantua reforma më e fundit në këtë institucion, e cila përfshin hapjen e 9 programeve të reja studimi sipas modelit të Universitetit BOKU të Vjenës.

Rama vlerësoi bashkëpunimin me rektorin e UBT-së dhe theksoi se universiteti po transformohet nga një alternativë e fundit në një institucion të orientuar drejt të ardhmes dhe tregut të punës.

“Nga pushtues që e kishin marrë të gjithë territorin e universiteti duke shitur nga qoftet deri tek të brendshmet dhe për të shkuar në klasë duhet të kaloje një sërë aktivitetesh të paligjshme. Të gjithë i kthyen kurrizin UBT që u bë për ato student që nuk kishin miq për të kapërcyer shkallët e korrupsionit në ato universitete për tu bërë jurist. Bashkë me rektorin ishim në një gjatësi vale edhe pse njëri është socialist dhe tjetri demokrat, e filluam këtë aventurë kur rektori tha se “nuk e mbajmë dot këtë universitet ne nuk e ulim më poshtë mesataren”, ne duhet të synojmë ta bëjmë UBT trendi dhe ta kthejmë në një universitetit që të rinjtë të shikojnë të ardhmen duke u lidhur me një universitet siç është ai i BOKU, i cili është afirmuar në vitin 1882. Arritëm të kemi një reformë që ka bërë diçka radikale. Për jurist nuk ka nevojë Shqipëria ka dhe mjaftojnë por me motin ekstrem dhe ndikimi i biodiversitetit janë të pandashme nga jeta jonë në këtë planet. Janë aftësi të cilat Shqipëria ka nevojë dhe i mungojnë, me anëtarësimin në BE që vijnë nga fushat që mbulon UBT është më i madh se i juristëve. Duhen profesionist që të dinë se për çfarë kemi nevojë”, u shpreh Rama.

Në fjalën e tij, Rama tha se kjo reformë përfaqëson një kthesë strategjike për arsimin e lartë në Shqipëri, duke vënë theksin te nevoja për dije, inovacion dhe kapacitete të reja qeverisëse që bashkojnë shkencën, inxhinierinë dhe njohjen e territorit.

Ai vlerësoi se Shqipëria ka nevojë më shumë për ekspertë të mjedisit, bujqësisë dhe biodiversitetit sesa për juristë, duke i dhënë reformës së UBT-së një rëndësi kombëtare dhe evropiane, në integrimin e Bashkimit Evropian.

“Duhet dije dhe forca të reja dhe kapacitete i qeverive për zgjidhjet e integruara që bashkojnë shkencën, inxhinierin dhe njohjen e territorit. Besoj shumë te kjo reformë dhe besoj shumë tek mësimet që kemi marrë nga kjo reformë se kemi mësuar edhe ne, dhe së shpejti do të fillojmë të rishkruajmë disa pjesë të ligjit për arsimimin ë larte dhe do të marrim në konsideratë dhe këto ndryshime thelbësore që janë bërë në UB për sa i përket kurrikulave, përfshirjeve reale  e studente me çështje që kanë të bëjmë me problemet e tyre reale”, tha Rama.

/rtsh.al/  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme