Rama vlerëson punën e AQSHF-së: Restauratorët po i japin jetë të re filmit “Dimri i fundit”

Kulturë | 49 minuta më parë

Departamenti i Audiovizualit pranë Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF) ka nisur punën për restaurimin e filmit të njohur shqiptar “Dimri i fundit”, si dhe të disa materialeve të tjera me vlerë historike e kinematografike.

Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, të cilin e ka shoqëruar edhe me një video ilustruese nga procesi delikat i punës teknike.

Vlerësimi për profesionistët e vetëm të restaurimit

Në reagimin e tij, shefi i qeverisë ka shprehur konsideratë për specialistët e këtij departamenti, duke i cilësuar si të vetmit profesionistë të kësaj fushe në vend.

“RESPEKT! Restauratorët e vetëm të filmit në Shqipëri, pjesë e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Aktualisht departamenti i audiovizualit në AQSHF po restauron filmin ‘Dimri i fundit’ dhe materiale të tjera,” shkruan Rama.

Procesi i restaurimit të fondit filmik shqiptar synon ruajtjen e memories vizuale dhe rritjen e cilësisë së transmetimit të veprave kinematografike sipas standardeve bashkëkohore digjitale.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme