Raport i OKB-së për dhunë seksuale në Izrael

Botë | 3 vite më parë

Një ekip i OKB-së ka dalë në përfundimin se ka baza të arsyeshme të besohet se gjatë sulmit që militantët e Hamasit ndërmorrën ndaj Izraelit në datën 7 tetor janë kryer akte dhune seksuale ndaj viktimave të këtij sulmi në vendin ku mbahej Festivali i Muzikës “Nova” dhe rrethinat e tij.

Sipas këtij ekipi, ka informacion bindës që edhe ato që janë marrë peng nga Hamasi janë bërë subjekt i dhunës seksuale. 

Hamasi ndërkohë mohon që militanët e tij kanë sulmuar seksualisht gratë në datën 7 tetor.  

Misioni I OKB-së i përbërë nga Pramila Patten, përfaqëuesja special e OKB-së mbi dhunën seksuale gjatë konflitkve dhe nëntë ekpertë kanë shkuar në Izrael ku kanë mbajtur 33 takime dhe kanë shqyrtuar më shumë se 5 mijë fotografi dhe 50 orë xhirime.  Sipaps oKB-së ky mission nuk kishte qëllim hetues, por ishte ngritur për të mbledhur informacione dhe verifikuar pretendimet për dhunë seksuale gjatë sulmit të Hamasit, të cilat filluan të dilnin që pas datës 7 tetor. 

Në raportine  tij misioni cilëson se  kishte gjetur informacione të qarta dhe bindese se ndaj atyre që u shënjestruan nga militatët e Hamasi është kryer dhunë seksuale, përfshi përdhunime, torturë të seksualizuar, trajtim mizor, çnjerëzor dhe degradues dhe thekson se ka baza të arsyeshgme të besojë se një dhunë e tillë vijon të ushtrohet ndaj atyre që ende mbahen peng nga Hamas dhe grupe të tjera në Gaza.  
Ekipi i OKB-së ishte në Izrael nga data 19 janar deri në datën 14 shkurt. 

Gazetare Elda Pepa

/ rtsh.al /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme