Risi në Universitetin e Shkodrës, 2 programe ndërkombëtare, prioritet akreditimi dhe infrastruktura

Arsim | 2 muaj më parë

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” do ta nisë vitin akademik 2026-2027 me dy programe të reja ndërkombëtare studimi. Këtë e bëri të ditur rektorja, Prof. Dr. Blerta Dragusha, gjatë një deklarate për mediat. Ajo tha se ndër sfidat kryesore mbeten akreditimi i programeve të studimit dhe akreditimi institucional i universitetit.

“Një studim baçelor në administrim biznes në gjuhën angleze dhe një program studimi master në psikologji ligjore. Një ndër sfidat më të mëdha të universitetit është akreditimi i programeve të studimit dhe akreditimi institucional në të cilin shpresojmë që të hyjmë sa më parë”, u shpreh Dragusha.

E pyetur nëse ka degë që rrezikojnë të mbyllen për shkak të numrit të ulët të studentëve, rektorja Dragusha sqaroi situatën.

“Kjo është një situatë jo fort e favorshme të jemi të ndërgjegjshëm. Janë rritur prapë kriteret e hyrjes për disa programe studimit, kriteret e pranimit. Megjithatë shpresojmë që të kompensojmë me degë të tjera”, tha ajo.

Një tjetër prioritet është përmirësimi i infrastrukturës universitare, përmes bashkëpunimit me Bashkinë e Shkodrës dhe Ministrinë e Arsimit.

“Para disa ditëve patëm mundësinë që të inspektojmë edhe territoret e universitetit. do të përmirësojmë patjetër infrastrukturën”, tha Prof. Dr. Blerta Dragusha, Rektore, Universiteti “Luigj Gurakuqi”.

Rektorja u ndal edhe te projektet shkencore dhe ndërkombëtarizimi, ndërsa u bëri thirrje maturantëve që të zgjedhin Universitetin e Shkodrës për studimet e tyre.

Gazetar: M. Gjini             

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme