Rritet numri studenteve në Shkollën Profesionale Korçë, vajzat zënë 35% të regjistrimeve këtë vit
Gjithnjë dhe më shumë vajza po zgjedhin arsimin profesional si rrugën e tyre për të ardhmen. Një tendencë që është reflektuar edhe këtë vit në shkollën profesionale e shërbime në Korçë.
Drejtore e shkollës Profesionale Shërbime, Tatjana Mero, u shpreh për RTSH se “nga viti në vit kemi pasur rritje të numri të vajzave. Madje këtë vit kishim 35% e të regjistruarve ishin vajza.“
Çdo ditë janë ftuar nxënës të shkollave nëntëvjeçare për tu informuar lidhur me drejtimet që ofron kjo shkollë si dhe me profesionet që mund të përfitojnë në rast se do të zgjedhin të vijojnë aty studimet e mesme.
Një shembull e kësaj tendence është dhe Xhensila Mile, një prej nxënëseve që ndjek studimet në drejtimin e Hoteleri-Turizëm dhe që aktualisht është e punësuar.
“Dëshira ime për gazhinën ka lindur që në moshë të vogël që kur kam qenë 5-6 vjeçe. Kur pas një ditë një kronikë për këtë shkollë më lindi direkt dëshira për ta ndjekur këtë shkollë. Unë jam e punësuar dhe ajo që unë kam vlerësuar më shumë është se kam bërë prindërit krenar duke nxjerr jo vetëm shpenzimet e mia por dhe i ndihmojë.”
Dita e fundit e kësaj jave të mbushur me aktivitete ka qenë më tepër festive, ndaj edhe nxënësit janë organizuar edhe në aktivitete sportive e kulturore.
Shkolla Profesionale Shërbime në Korçë ofron katër drejtime studimi Hoteleri turizëm, Bujqësi, Veterinari dhe Ekonomi biznes, ndërsa ofron edhe drejtimin Dizenjim Mode.
Me qëllim për të nxitur nxënësit e klasave të nënta që të zgjedhin shkollën profesionale shërbime në Korçë për arsimimin e tyre, kjo shkollë ka organizuar një javë të hapur duke dhënë shumë informacione lidhur me drejtimet e studimit dhe përfitimet që do të kenë ata që do të marrin këto profesione.
“Qëllimi i këtyre takimeve është që të ndërgjegjësojmë gjithë komunitetin për rëndësinë e këtij profesioni por dhe rritjen profesionale të gjithë vajzave,” thekson drejtoresha e Shkollës Profesionale Shërbime, Tatjana Mero.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





