Rritet punësimi i infermierëve të diplomuar, UNISHK: Mbi 200 studentë të diplomuar tre vite e fundit janë punësuar

Arsim | 6 muaj më parë

Degët e lëndëve klinike dhe paraklinike në Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”po njohin një interes gjithnjë në rritje nga të rinjtë. Sipas drejtuesve të Departamentit të Infermierisë së Përgjithshme, ky trend pozitiv lidhet kryesisht me mundësitë konkrete të punësimit që ofrohen si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Vetëm në tre vitet e fundit janë punësuar mbi 200 studentë të këtij departamenti.

“Nëse flasim për 3 vitet e fundit sipas statistikave të nxjerra nga drejtoria e operatorit të veriut, të diplomuar në universitetin e Shkodrën dhe të punësuar janë 208 studentë”, u shpreh Emiljano Pjetri, Drejtues i Departamentit të Infermierisë së Përgjithshme, UNISHK.

Ndërkohë, vihet re një rënie e tendencës për punësim jashtë vendit. Kjo, sipas drejtuesit të departamentit , lidhet edhe me rritjen e pagave në sektorin e shëndetësisë në Shqipëri.

Aktualisht, në degët e lëndëve klinike dhe paraklinike në Universitetin e Shkodrës studiojnë afro 800 studentë, përfshirë edhe ata të ciklit Master Shkencor në Infermieri Klinike, program i hapur për herë të parë në këtë vit akademik.

Gazetar: A. Hoti

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme