Rusia rrit sulmet në Ukrainë, Blinken vizitë të papritur në Kiev

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka zhvilluar një vizitë të papritur në Ukrainë, ku ka udhëtuar me tren nga kufiri polak drejt Kievit për 9 orë.
Blinken do të takohet me Presidentin Vlodomir Zelenksi (Volodymyr Zelensky) dhe pritet t’u jap një mesazh “sigurimi të fortë” ukrainasve “në një moment të vështirë”.
Kjo vizitë vjen pak javë pasi Kongresi Amerikan miratoi 61 miliardë dollarë ndihmë ushtarake muajin e kaluar për Ukrainën. Armët e para kanë nisur të dërgohen në vijën e frontit, ku përfshihen artileri dhe raketa të drejtuara me saktësi me rreze të gjatë.
Vizita vjen në një kohë edhe kur Rusia ka rritur ofensivën e saj drejt Kharkivit, ndërsa forcat ukrainase vazhdojnë të luftojnë një betejë të ashpër në frontin lindor. Ukraina po përpiqet të frenojë një inkursion të madh rus pranë qytetit të tij të dytë më të madh, Kharkiv.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




