Rusia sulmon Odesën, viktima dhe të plagosur nga sulmi ajror, mijëra banorë mbeten pa ngrohje

Rusia kreu një sulm masiv ajror në qytetin-port ukrainas të Odesës, duke vrarë një grua dhe plagosur dhjetë të tjerë, përfshirë dy fëmijë. “Sulmet në qytetin e Detit të Zi dëmtuan ndërtesat e banimit, sistemin e ngrohjes, kishat dhe institucionet arsimore”, tha kryetari i bashkisë së Odesës, duke shtuar se ishte një sulm i kombinuar me dronë dhe raketa.
Dëmtimi i tubacionit kryesor të ngrohjes la dhjetëra mijëra banorë në të ftohtë, ndërsa temperaturat janë në rënie. “Më shumë se 40 mije persona dhe institucione arsimore dhe sociale janë pa ngrohje”, njoftoi krye bashkiaku i Odesës. Rusia kohët e fundit ka shtuar sulmet ajrore në Ukrainën jugore, duke dëmtuar anijet civile dhe objektet portuale në rajonin e Odesa-s, ndërsa Kievi ka intensifikuar sulmet e tij ndaj objektivave ushtarake dhe energjetike ruse.
Mëngjesin e së premtes, forcat ajrore të Ukrainës raportuan se kapën gjashtë bombardues Tu-95 të lëshuar nga Rusia, Ndërsa ministria e Mbrojtjes e Moskës njoftoi se kishte kapur 51 dronë ukrainas gjatë natës, duke penguar një sulm që kishte objektiv rajonet bregdetare, përfshirë Krimenë dhe Detin Azov. Ukraina po përgatitet për dimrin e saj më të ashpër, ndërsa Moska ka shkatërruar një pjesë të infrastrukturës së saj energjetike.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




