Sanksionet e reja ndaj mallrave kineze, Pekini akuzon se po shkeljen rregullat e OBT

Kina është zotuar se do të marrë të gjitha hapat e nevojshme në kundërpërgjigje të vendimit të administratës Biden për rritjen e tarifave ndaj importeve kineze që kapin shifrën e 18 miliardë dollarëve si çeliku, alumini, gjysmëpërçuesit, automjetet elektrike,, pjesët përbërëse të baterive. Minerale, produkte të energjisë diellore, apo edhe medikamente. Rritjen më të madhe e kanë pësuar tarifat ndaj automjeteve elektrike, të cilat janë katërfishuar duke shkuar në nivelin 100 për qind.
Kina gjithnjë është kundër rritjes së njëanshme të tarifave në kundërshtim me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe do të marrim të gjitha hapat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat tona e kësaj organizate, u shpreh zëdhënësi i ministrisë së jashtme Ëang Ëenbin.
Vendimi amerikan për rritjen e tarifave erdhi në përfundim të një rishikimi për tarifat e vendosura ndaj kinës fillimisht gjatë kohës së presidentit Donald trump. Ndërkohë në një tjetër zhvillim, presidenti rus Vladimir putin pritet të vizitojë këtë javë Pekinin, ku do të takohet me homologun e tij Shi Xhiping.
Kjo është vizita e parë jashtë vendit që Putin zhvillon qëkur mori mandatin e pestë si president. Por ndërsa është përpjekur ta paraqesë veten si palë neutral në konfliktin në Ukrainë, Pekini ndërkohë ka shpallur një marrëdhënie pa kufi me Rusinë. Pekini ka vijuar eksportet e veglave të automjeteve dhe mallrave të tjerë në atë vend, duke kontribuar kështu në makinerinë ruse të luftës, edhe pse nuk eksporton armë atje. Kina është gjithashtu një treg madhor për produktet energjetike ruse.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




