Sarandë, vrasja e turistit portugez në Ksamil, gjykata lë në burg autorin e dyshuar Sokrat Lipan (Vata) dhe 5 persona të tjerë

Aktualitet | 2 muaj më parë

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka zhvilluar seancën për caktimin e masave të sigurisë ndaj 11 personave të ndaluar, të cilët dyshohet të kenë lidhje me ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë turisti 20-vjeçar portugez, Luis Miguel Varela Mendes.

Pas shqyrtimit të kërkesave të Prokurorisë dhe provave paraprake të paraqitura, trupi gjykues ka dhënë vlerësimin për ligjshmërinë e arresteve në flagrancë dhe ka diferencuar masat e sigurisë bazuar në shkallën e përfshirjes së secilit individ në ngjarje.

Të lënë në masën “Arrest në burg”

Gjykata ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin dhe ka vendosur masën e sigurisë personale shtrënguese “Arrest në burg” (pa afat) për tre shtetas:

  • Sokrat Lipan (Vata), për të cilin rëndojnë dyshimet si autori kryesor i ngjarjes.
  • Ezgi Parlak
  • Nuh Mahmutoglu

Masa “Arrest në burg” me afat 45-ditor

Për tre shtetas të tjerë, trupi gjykues ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, por me një afat të kufizuar kohor prej 45 (dyzet e pesë) ditësh, në përputhje me përcaktimet e Kodit të Procedurës Penale:

  • Ildi Cekani
  • Ervis Bunçi
  • Serxhi Selimi

Masa “Detyrim paraqitje” dhe lirimi nga qelia

Për pesë personat e mbetur të përfshirë në dosjen hetimore, gjykata ka vendosur një masë më të lehtë sigurie, atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Këta shtetas janë të detyruar të paraqiten pranë autoriteteve të hënën e parë të çdo muaji, përgjatë fashës orare 09:00-12:00.

Personat që u urdhëruan të lirohen menjëherë nga ambientet e paraburgimit janë:

  • Luçjano Seferi
  • Moisid Matushaj
  • Romeo Shehu
  • Kristi Koshi
  • Murat Zhabina

Lirimi i tyre kryhet me kushtin ligjor që këta shtetas të mos jenë duke u mbajtur të arrestuar, të ndaluar apo të dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.

Ndërkohë, ndjekja e mëtejshme e rrethanave dhe zbardhja e plotë e dinamikës së vrasjes së 20-vjeçarit portugez i është ngarkuar zyrtarisht Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, e cila do të vijojë me thellimin e hetimeve.

Vendimi i plotë i gjykatës

  1. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim Sokrat Lipan (Vata).

2. Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Sokrat Lipan (Vata), atë të “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

3. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim Ezgi Parlak.

4. Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Ezgi Parlak, atë të “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

5. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim Nuh Mahmutoglu.

6. Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Nuh Mahmutoglu, atë të “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

7. Vleftësimin si të paligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim Ildi Cekani.

8. Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Ildi Cekani, atë të “Arrest në burg” me afat 45 (dyzetë e pesë) ditë parashikuar nga nenet 238 dhe 245 pika 1 gërma “d” të K.Pr.Penale.

9. Vleftësimin si të paligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim Ervis Bunçi.

10. Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Ervis Bunçi, atë të “Arrest në burg” me afat 45 (dyzetë e pesë) ditë parashikuar nga nenet 238 dhe 245 pika 1 gërma “d” të K.Pr.Penale.

11. Vleftësimin si të paligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim Serxhi Selimi.

12. Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Serxhi Selimi, atë të “Arrest në burg” me afat 45 (dyzetë e pesë) ditë parashikuar nga nenet 238 dhe 245 pika 1 gërma “d” të K.Pr.Penale.

13. Vleftësimin si të paligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim Luçjano Seferi.

14. Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Luçjano Seferi, atë të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, të hënën e parë të çdo muaji ora 09:00-12:00.

15. Vleftësimin si të paligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim Moisid Matushaj.

16. Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Moisid Matushaj, atë të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, të hënën e parë të çdo muaji ora 09:00-12:00.

17. Vleftësimin si të paligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim Romeo Shehu.

18. Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Romeo Shehu, atë të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, të hënën e parë të çdo muaji ora 09:00-12:00.

19. Vleftësimin si të paligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim Kristi Koshi.

20. Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Kristi Koshi, atë të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, të hënën e parë të çdo muaji ora 09:00-12:00.

21. Vleftësimin si të paligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim Murat Zhabina.

22. Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Murat Zhabina, atë të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, të hënën e parë të çdo muaji ora 09:00-12:00.

23. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personave nën hetim Luçjano Seferi, Moisid Matushaj, Romeo Shehu, Kristi Koshi dhe Murat Zhabina nga ambientet e paraburgimit nëse nuk mbahen apo nëse nuk duhet të mbahen të arrestuar, të ndaluar apo të dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme