Sekretari Amerikan i Mbrojtjes: SHBA s’ka prova se Izraeli ka kryer gjenocid në Gazë

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë prova se Izraeli ka kryer gjenocid me luftën e tij në Gazë.
“Ne nuk kemi asnjë provë të krijimit të gjenocidit” tha Austin në një seancë dëgjimore të Shërbimeve të Armatosura të Senatit në Capitol Hill.
Senatorja Elizabeth Ëarren, një demokrate nga Massachusetts, javën e kaluar tha se ajo beson se gjykatat ndërkombëtare mund t’i interpretojnë veprimet e Izraelit në Gazë si gjenocid.
“Nëse doni ta bëni atë si një zbatim të ligjit, besoj se ata do të zbulojnë se është gjenocid dhe ata kanë prova të mjaftueshme për ta bërë këtë” tha Ëarren në Qendrën Islamike të Bostonit në përgjigje të një pyetjeje nga një.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka quajtur të pavërteta akuzat për gjenocid kundër Izraelit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




