Serie A nën shok, sulmuesi i Sassuolo-s pozitiv në testin e kokainës

Sulmuesi i Sassuolo-s, Cristian Volpato është ndaluar nga policia e Sidnejt për tejkalim shpejtësie.
22-vjeçari i është nënshtruar edhe një testi për substanca të ndaluara dhe ka rezultuar pozitiv ndaj substancës së kokainës.
Sipas “ABC News” Volpato ishte duke drejtuar një automjet të tipit BMW coupe me një shpejtësi 101km/h, gati një orë pas mesnate, në “Anzac Bridge” ku shpejtësia e lejuar është deri në 60km/h. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




