Seuli mohon akuzat e Koresë së Veriut se ka dërguar dronë në Phenian

Botë | 2 vite më parë

Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut tha të premten se Koreja e Jugut dërgoi dronë mbi kryeqytetin e saj, Phenian, duke e cilësuar atë si “provokim ushtarak dhe politik”. Megjithatë, ushtria e Koresë së Jugut e ka mohuar menjëherë këtë.

Dronët fluturuan natën dhe u futën në Phenian dhe shpërndanë “shumë” fletushka kundër Koresë së Veriut në kryeqytet javën e kaluar dhe këtë javë, tha Ministria e Jashtme verikoreane në një komunikatë të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA.

Raketa tokë-tokë Hyunmoo gjatë ceremonisë së organizuar për Ditën e Forcave të Armatosura të Koresë së Jugut. 

Ajo tha se nevojitet veprim hakmarrës ndaj këtij inkursion me dronë dhe i bëri thirrje Jugut t’i ndalë veprimet e tilla.

“Ky provokim i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm, i cili mund të çojë drejt konfliktit të armatosur dhe madje luftës mes dy palëve, duhet të ndalet menjëherë”, tha Ministria.

Por, ushtria e Koresë së Jugut tha se nuk ka dërguar dronë në Korenë e Veriut, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap.

Disa aktivistë në Korenë e Jugut lëshojnë drejt Veriut balona të mbushura me ndihma dhe fletushka kritikuese ndaj liderit Kim Jong Un.

Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut janë ende në luftë teknikisht, pasi lufta e viteve 1950/1953 mes tyre përfundoi në armëpushim, jo me marrëveshje paqeje.

Sipas REL

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme