Sezoni turistik gjatë muajve të verës, përballë fluksit rriten edhe masat në pikat kufitare në qarkun Kukës

Aktualitet | 12 muaj më parë

Gjatë sezonit turistik të këtij viti, Drejtoria e Kufirit ka ndërmarrë një sërë masash shtesë për të përmirësuar shërbimin ndaj turistëve të huaj që hyjnë përmes pikave kufitare në qarkun e Kukësit.

“Janë organizuar takime sensibilizuese me operatorët turistikë që operojnë në zonat turistike dhe është hartuar një plan masash i veçantë për kontrollin dhe verifikimin e dokumentacionit për mjetet lundruese për qëllime turistike e argëtimi, që operojnë në liqenin e Komanit dhe Fierzës. Në zonën juridiksionale të qarkut Kukës janë ngritur në mënyrë periodike edhe grupi kontrolle, ku nuk janë raportuar problematika që cenojnë mbarëvajtjen e sezonit turistik,” u shpreh Islor Islami, drejtor i Kufirit dhe Emigracionit.

Me qëllim ardhjen në ndihmë dhe garantimin e një përvoje sa më pozitive për vizitorët, Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit ka shtuar gjashtë punonjës në Tropojë, si dhe dy të tjerë në Shishtavec.

“Nga ana e Drejtorisë sonë janë marrë masa dhe janë planizuar shërbime shtesë. Punonjësit merren me garantimin e rendit dhe sigurisë në këto zona,” tha z. Islami.

Megjithatë, një shqetësim i vazhdueshëm i ngritur nga vetë turistët, por edhe nga operatorët lokalë, është mungesa e sinjalistikës në pikat dhe atraksionet turistike.

Kjo vështirëson orientimin dhe eksplorimin e zonave turistike, veçanërisht për ata që vizitojnë për herë të parë.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë këtij sezoni turistik, nëpërmjet pikave kufitare të qarkut llogaritet të kenë hyrë rreth 5% më shumë vizitorë se një vit më parë, një shifër që dëshmon për potencialin në rritje të turizmit në këtë rajon.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme