SHBA – Biden dhe Trump zyrtarisht në garën presidenciale

Botë | 3 vite më parë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe paraardhësi i tij Donald Trump kanë kaluar të dy pragun e delegatëve duke arritur të nominohen nga partitë e tyre për zgjedhjet në nëntor, njofton BBC.

Emërimet do të zyrtarizohen në konventat e partisë këtë verë.

Presidenti 81-vjeçar tha të martënnë mbrëmje se ai ishte “i nderuar” që votuesit kishin mbështetur kandidaturën e tij në një moment kur kërcënimi që paraqet Trump është më i madh se kurrë.

Duke përmendur tendencat pozitive ekonomike, Biden tha se SHBA-ja ishte “në mes të një rikthimi”, por është përballur me sfida për të ardhmen e saj si demokraci, si dhe nga ata që kërkojnë të kalojnë kufizimet e abortit dhe të shkurtojnë programet sociale.

“Unë besoj se populli amerikan do të na zgjedhë neve, që të vazhdojmë rrugën drejt së ardhmes”, tha Biden në një deklaratë.

Pozicioni i Biden si president i dha atij avantazhin për të mos u përballur me rivalë seriozë në Partine Demokratike.

Pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme nga votuesit se mosha e tij i kufizon aftësitë për të kryer detyrat e presidencës, organi i partisë u mblodh rreth tij.

Ndërkohë, Trump, 77 vjeç, mbetet shumë i popullarizuar me bazën e votuesve republikanë, gjë që e ka nxitur atë drejt fitores në zgjedhjet paraprake.

Fushata e tij për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë ka rezultuar me ligje më të rrepta të migracionit, duke përfshirë një zotim për të “vulosur kufirin” dhe zbatimin e dëbimeve “rekord”.

Trump është zotuar gjithashtu të luftojë krimin, të rrisë prodhimin vendas të energjisë, të tatojë importet e huaja, t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe të rifillojë një qasje “Amerika e para” ndaj çështjeve globale. 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme