Shembja e urës, Biden: S’ka të dhëna se është goditur qëllimisht

Botë | 3 vite më parë

Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se nuk ka asnjë të dhënë se shembja e urës është goditur qëllimisht nga anija.

Biden ka theksuar se shembja e urës “Francis Scott Key” në Baltimore ka ndodhur si pasojë e një incidenti për të cilin po hetohet ndërsa nënvizoi se ka folur me guvernatorin e Maryland, Wes Moore, së bashku me dy senatorët e Maryland.

Ai vuri në dukje se ai ka kaluar shumë herë mbi urën “Francis Scott Key” gjatë udhëtimeve të tij midis Uashingtonit dhe Delaware.

Gjithashtu, Biden ka theksuar se do ta vizitojë Baltimoren së shpejti, ndërsa nuk dha detaje se kur planifikon ta vizitojë.

Reagimi i Biden-it vjen para udhëtimit që do të zhvillojë në Karolinën e Veriut së bashku me zëvendës-presidenten Kamala Harris.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan do të vijojë të marrë përditësime në lidhje me kolapsin dhe përpjekjet e kërkim-shpëtimit.

Ndërkaq, regjistrimet në audio kanë kapur zyrtarët e Baltimores teksa kishin paralajmëruar se si anija po i afrohej urës dhe rrezikonte ta godiste atë ashtu siç edhe ndodhi.

“Po afrohet një anije që sapo humbi drejtimin e saj, sa ta marrim nën kontroll, duhet të ndalojmë të gjithë trafikun”, dëgjohet në audio.

“Nuk mund të shkoj në anën tjetër, zotëri. Ura është rrëzuar”, u përgjigj një tjetër person.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme