Shërohet pacienti i tretë në botë nga Hiv/Aids

Lifestyle | 4 vite më parë

Një tjetër pacient me HIV është shëruar pasi iu nënshtrua një transplanti të rrezikshëm të qelizave staminale, deklaruan sot studiuesit. 53-vjeçari i njohur nga shkencëtarët si Pacienti i Dusseldorf-it është personi i tretë që pastrohet nga virusi që shkakton SIDA-n nga trajtimi eksperimental që njëkohësisht çliron pacientin nga kanceri.

Pacienti i paidentifikuar ka hequr dorë nga barnat anti-retrovirale, medikamente që zakonisht kërkohen çdo ditë për të mbajtur virusin larg për katër vjet pa rikthim, thanë mjekët.

Rasti i tij pason dy pacientë të tjerë që kanë qenë në remision afatgjatë pasi kanë kaluar procedurën e rrezikshme, ‘ Berlin ‘ dhe ‘ Pacientin e Londrës ‘. Të dy kishin gjithashtu procedurën për të shmangur kancerin e gjakut.

Pothuajse një dekadë pas transplantimit të qelizave staminale nga një dhurues  dhe më shumë se katër vjet pas përfundimit të terapisë kundër HIV, i ashtuquajturi Pacient i Dusseldorf-it tani është në gjendje të mirë shëndetësore, sipas mjekëve që e trajtuan atë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme