Shkencëtarët krijojnë lëkurën artificiale, është më e ndjeshme se lëkura e vërtetë

Lifestyle | 4 vite më parë

Shkencëtarët kanë krijuar një lloj të ri të lëkurës artificiale për të cilën ata pretendojnë se ka më shumë veçori ndijore se lëkura e njeriut. Një ekip nga Universiteti Teknologjik Nanyang në Singapor ndërtoi lëkurën artificiale me reagim të dyfishtë për të zbuluar jo vetëm presionin e aplikuar nga një objekt.

Teknologjia ka një sërë aplikacionesh të mundshme në lidhje me elektronikën e gjeneratës së ardhshme, duke përfshirë lidhjen njeri-makinë dhe robotët .

Studiuesit kanë testuar tashmë lëkurën në mënyra të ndryshme, duke përfshirë lëvizjen në një ekran elektronik, navigimin me një hartë dhe manipulimin e personazheve të lojërave virtuale.

Lëkura artificiale ishte në gjendje të zbulonte sinjale të ndryshme nga objektivat që afroheshin, që do të thotë se identifikimi i objektit pa prekje mund të ishte gjithashtu i mundur.

Hulumtimi është publikuar në revistën shkencore Small. Ai bazohet në punën e mëparshme në lëkurën artificiale, e cila ka parë disa përparime të mëdha në vitet e fundit.  Sensorët e përdorur në lëkurë ishin të ngulitur në hidrogel, duke bërë të mundur printimin e tyre në lëkurë në një proces të ngjashëm me atë të një printeri. Aplikimet komerciale përfshijnë zbulimin e burimeve të ndotjes në një lumë dhe ‘ndjenjën’ e gjurmëve të eksplozivit në pjesë të dyshimta të bagazheve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme