Shkodra drejt turizmit të qëndrueshëm, Strategjia afatgjatë, çelësi për orientimin e politikave turistike
Shkodra po përjeton një zhvillim të dukshëm të turizmit, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj falë bukurive të saj natyrore dhe trashëgimisë së pasur kulturore. Megjithatë, ky zhvillim kërkon një qasje të kujdesshme dhe të qëndrueshme, në mënyrë që të ruhet balanca mes rritjes ekonomike dhe mbrojtjes së mjedisit.
Sipas Mirjam Dibrës, përgjegjëse e Departamentit të Biznes-Turizmit në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, interesi për turizmin është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Një pjesë e madhe e vizitorëve tërhiqen nga diversiteti natyror dhe relievi i larmishëm që ofron Shqipëria, veçanërisht zona e Shkodrës.
Ajo thekson se miratimi i një strategjie afatgjatë për zhvillimin e turizmit është një hap i rëndësishëm drejt orientimit të politikave në një drejtim më të qëndrueshëm dhe më të mirëorganizuar.
Pozita gjeografike e Shkodrës përbën një avantazh të madh. Qyteti ndodhet pranë liqenit më të madh në Ballkan dhe shumë afër Alpeve Shqiptare. Këto kushte krijojnë mundësi të shumta për aktivitete si ecja në natyrë, çiklizmi dhe turizmi natyror, të cilat kanë ndikim minimal në mjedis.
Gazetar: Mirsad Rakaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





