Shkolla “Gaqi Karakashi” në Kuçovë, gati për në shtator me kushte moderne

Nxënësit dhe stafi mësimor i shkollës 9-vjeçare “Gaqi Karakashi” në Kuçovë do t’i nisin vitin e ri shkollor në mjedise krejtësisht të reja dhe moderne. Kjo shkollë, falë një investimi të përbashkët mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Kuçovë, është transformuar plotësisht.
Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndau pamje nga shkolla e rinovuar. Rama theksoi se ky projekt i shtohet “zinxhirit” të shkollave të reja në mbarë vendin, që po investohet për të garantuar kushte dinjitoze për mësim dhe zhvillim.
Investimi në shkollën “Gaqi Karakashi” është pjesë e një programi më të gjerë të qeverisë, i cili synon të garantojë kushte bashkëkohore për nxënësit dhe mësuesit në të gjithë Shqipërinë, nga veriu në jug. Fokusi i këtij programi është rritja e cilësisë në arsim përmes investimeve të qëndrueshme në shkolla, ambiente sportive dhe ndihmëse. Kjo strategji synon të sigurojë më shumë akses, siguri dhe funksionalitet për të gjitha institucionet arsimore.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





