Shqipëria nën ndikimin e valës së të nxehtit, ja zonat me temperaturat më të larta

Vala e nxehtë Afrikanë që ka përfshirë pjesën më të madhe të Europës do të vijojë ndikimin e saj edhe në Shqipëri duke sjellë dominim të motit të kthjellët dhe të nxehtë gjatë gjithë paraditës por pjesa e dytë e ditës do të sjellë grumbullim të vranësirave konvektive në zonat Verilindore – Juglindore duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por vijojnë kostante në mesditë duke u luhatur nga 13°C. Temperatura më e ulët e shënuar në qarkun e Korcës deri në 35°C, ndërsa vlera maksimale do të regjistrohet në Shkodër dhe Berat.
Sipas MeteoalbEra do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det, me shpejtësi jo më shumë se 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor. Për pasojë deti do të jetë pa dallgë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




