“Shtëpia me gjethe”/ Turistët e huaj, interes për historinë e Shqipërisë komuniste

Aktualitet | 2 muaj më parë

“Shtëpia me Gjethe”, ose Muzeu Kombëtar i Përgjimeve të Sigurimit të Shtetit, vijon të jetë një nga destinacionet më të vizituara në kryeqytet. Përveç vizitorëve vendas, muzeu tërheq edhe turistë të huaj nga vende të ndryshme të botës, të cilët tregojnë interes për të njohur historinë e Shqipërisë gjatë diktaturës komuniste. Italia, Franca, Anglia, Spanja, Shtetet e Bashkuara dhe Holanda janë ndër vendet nga vijnë një pjesë e konsiderueshme e vizitorëve të huaj.

“Ne vizitorët që kemi (pak a shumë pjesën e verës) shumica janë italianë, anglezë, gjermanë. Por po të shikosh raportet, ne jemi diku 6%-7% që janë vizitorë shqiptarë. Për këtë arsye ne kemi filluar këtë jehonën e kujtesës, një program veror që ka të bëjë me aktivitete të ndryshme në lidhje me kinemanë, në lidhje me artistët e ndaluar që janë pjesë, ne këtë e bëjmë në bashkëpunim me Galerinë kombëtare të Arteve”.

Një pjesë shumë e rëndësishme e vizitorëve janë të rinjtë. Është e rëndësishme që ata të njihen me historinë, të kuptojnë atë që ka ndodhur dhe të mos lejojnë që e shkuara të harrohet.

“Për pjesën e të rinjve. Është gjenerata më e vështirë për të punuar dhe për t’I tërhequr. Kështu që ne duhet të gjejmë mekanizma të ndryshme për të tërhequr këtë grupmoshë. Kemi filluar me bashkëpunime me universitetet që I sjellin këtu, bëjnë workshope këtu. Worshopi zgjat, nuk është një ditë aktivitet, domethënë zgjat një javë, ato vijnë, mund të zgjasi dy javë”. 

Përmes dokumenteve, objekteve dhe dëshmive, “Shtëpia me Gjethe” përcjell historinë e njerëzve të pafajshëm që u përgjuan, arrestuan, internuan dhe torturuan gjatë regjimit komunist. Hapësirat e muzeut sjellin përpara vizitorëve një panoramë të mekanizmave të represionit dhe vuajtjeve të mijëra shqiptarëve.Për turistët e huaj, vizita në këtë muze është edhe një mënyrë për të kuptuar më mirë një periudhë të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, ndërsa për brezat e rinj mbetet një dëshmi e së kaluarës dhe një kujtesë për atë që nuk duhet të përsëritet.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme