Shtyllat drite që “zbrisnin” nga qielli, shpjegimi për fenomenin e pazakontë në Japoni

Kuriozitete | 2 vite më parë

Banorët e Japonisë u shokuan nga pamja në qiellin e natës, ku nëntë shtylla drite që “vareshin” nga qielli ndriçuan të gjithë vendin. Pamja misterioze ndodhi më 11 maj, duke kujtuar skena nga një film fantastiko-shkencor.

Pamjet shkaktuan habi dhe në shumë raste edhe frikë, por ka një shpjegim pas tyre. Fenomeni optik prodhohet kur drita natyrale ose artificiale përthyhet nga kristalet e akullit. Ndonjëherë, në temperatura shumë të ulëta, kristalet e akullit formohen shumë afër sipërfaqes së Tokës.

Burimi i dritës mund të jetë nga kudo: nga dielli, nga hëna apo ndriçimi rrugor.  Shfaqja e tyre është aq e rrallë sa në të kaluarën ato janë quajtur si UFO (Objekte Fluturuese të Paidentifikuara)./ CNN.gr

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme