Si të përballoni viruset në sezonin e ftohtë, si ndihmon ‘terapia e dritës’

Lifestyle | 6 vite më parë

Kur mbërrin dimri, dita shkurtohet në mënyrë drastike, me efekte negative për shëndetin dhe humorin. Shkurtimi i dritës mund të rëndojë situatën emocionale për ata që vuajnë nga melankolia dhe trishtimi, çrregullime emocionale të stinës duke, rritur nervozizmin, ankthin, depresionin.

 

Ja si të shfrytëzoni në maksimum orët me diell edhe gjatë stinës gri të dimrit, e cila është në prag. Në një kohë kur të gjithë po përballemi me viroza të shtuara dhe COVID-19, është e domosdoshme që:

Dil për shëtitje – Sipas disa kërkimeve, ora më e mirë për një shëtitje është rreth 10:00 ës, kur drita është në maksimumin e saj.

Në mëngjes je në punë? Shfrytëzo pushimin e drekës për të dalë në ajër të pastër: mjaftojnë 20 minuta ecje për të rigjallëruar epidermën, për të luftuar dhimbjen e kokës, qarkulluar gjakun dhe ulur stresin.

Terapia e dritës – Sipas të dhënave të një studimi të publikuar në “The American Journal of Psichiatry” rezulton se trajtimi me dritë të ndritshme është efikas si një medikament i vërtetë kundër shqetësimeve të humorit, me karakter stinor dhe jo vetëm.

Terapia e dritës sipas neuroshkencave influencon pozitivisht funksionet e sistemit serotoninergjik, duke modifikuar nivelet e kortizolit, serotoninës dhe melatoninës. Si ndodhë? Është e nevojshme të ulesh afërsisht 50-70 centimetra nga burimi i dritës, me sytë e hapur, pa fiksuar drejtpërsëdrejti dritën.

Llamba kripe – Drita magjike e qelibarit që vjen prej llambave të kripës arrin të krijojë menjëherë një atmosferë të ngrohtë dhe qetësuese, perfekte për shtëpinë ose zyrën.

Këto llamba kontribuojnë për të ekuilibruar lagështirën, për të mbrojtur nga elektromagnetizmi (studimet janë në vazhdim për këtë) dhe për të jonizuar ajrin, duke përmirësuar cilësinë e ambientit.

Hap dritaret – Edhe në ditët më të ftohta ajrosja e shtëpisë është thelbësore. Nëse i kalon ditët larg shtëpisë, shfrytëzo momentin e mëngjesit, kur përqindjet e smogut janë nën normë, shkruan Class.

Hap të gjitha dritaret e shtëpisë njëkohësisht për të krijuar rrymë në mënyrë që të hyjë ajri i freskët dhe të dalë ai i ndenjuri: 15 minuta do të jenë të mjaftueshme për të freskuar gjithë shtëpinë. Mbi të gjitha, të hapësh dritaret dhe të fusësh dritën në shtëpi të ndihmon të zgjosh trupin dhe mendjen.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme