Siriani sulmon me molotov ambasadën izraelite. Tenton t’i vendosë flakën vetes, arrestohet

Botë | 2 vite më parë

Një person është vendosur në pranga pasi dyshohet se sulmoi hyrjen e ambasadës izraelite me një koktej molotov, duke shkaktuar zjarr por pa viktima.

Siç bëjnë të ditur mediat lokale një 34-vjeçar u kap nga oficerët e antiterrorizmit dhe nga Shërbimi i Inteligjencës Rumune përpara se policia të arrinte në vendngjarje.

Ndërkaq, policia bën të ditur se i dyshuari u përpoq t’i vinte flakën vetes. Ndërsa mësohet se ai është shtetas sirian.

Zëdhënësi i policisë tha se incidenti ishte i motivuar nga ankesat personale dhe jo nga konteksti ndërkombëtar i luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës.

Ambasada izraelite konfirmoi incidentin në një deklaratë zyrtare, duke thënë se kur zyrtarët e sigurisë iu afruan të dyshuarit “ai mori një koktej molotov, e ndezi dhe e hodhi drejt derës së hyrjes në hollin e ndërtesës”, transmeton AFP. 

Nga ana e tij, ambasadori i Izraelit në Rumani, Reuven Azar, dënoi incidentin në një deklaratë të lëshuar të hënën, duke thënë se “terrorizmi nuk njeh kufij” dhe duke e etiketuar të dyshuarin një “ekstremist të dhunshëm”, i cili po merret në pyetje nga policia rumune.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme