Sistemi dual në shkollë profesionale, bashkëpunimi me bizneset mundësi për nxënësit në Sarandë
Viti shkollor 2025–2026 në shkollën profesionale “Antoni Athanas” në Sarandë u karakterizua nga risi të rëndësishme dhe metoda të reja të mësimdhënies. Një nga zhvillimet më të rëndësishme ishte futja e sistemit dual në dy kualifikime “Kuzhinë” dhe “Menaxhimi i Strukturave Akomoduese”.
Sipas drejtoreshës Rudina Liçaj, ky ka qenë një vit i suksesshëm për institucionin.
“Ne mendojmë që sistemi dual për Sarandën është i suksesshëm sepse kemi shumë biznese sidomos në fushën e hoteleri turizmit të cilat kanë nevojë edhe për të përgatitur specialist të ardhshëm”, tha ajo.
Duke parë zhvillimin e vrullshëm të turizmit dhe nevojat në rritje të tregut të punës, shkolla ka paraqitur pranë Ministrisë së Arsimit kërkesën për hapjen e dy degëve të reja profesionale.
“Kemi rreth 116 partner të cilët ne bëjmë dhe anketimin dhe të nevojave të tyre dhe mendojmë dhe kemi kërkuar në ministri hapjen e degës teknologji ushqimore. Por dhe te degës së logjistikës e cila do të jetë në ndihmë të gjithë ndërmarrjeve të mëdha”, tha Liçaj.
Këto programe të reja pritet t’u ofrojnë të rinjve më shumë mundësi për arsimim dhe punësim në sektorët më të kërkuar të ekonomisë lokale. Sipas drejtuesve të shkollës, degët e reja synojnë të përmbushin kërkesat e tregut dhe të mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në rajon.
Gazetare: B.Pëllumbi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





