Skemat mbështetëse në bujqësi: Grupimi në shoqata rrit përfitimet për fermerët

Aktualitet | 8 muaj më parë

Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor Shkodër me specialistët e saj, ka marrë masat si me infrastrukturë, po ashtu edhe me burime njerëzore për të pritur fermerët sapo të hapen skemat mbështetëse për vitin 2026. Qëllim mbetet orientimi I fermerëve drejt bashkimit në shoqata

Përgjegjës i ekstensionit bujqësor Qarku Shkodër, Rifat Kodra u shpreh për RTSH se, “  Jemi në gatishmëri të plotë për të rifilluar aplikimet për vitin 2026 për subvencionet në bujqësi. Zgjedhja e vetme është bashkimi I fermerëve në shoqata me qëllim që të grupohen për prodhimin e tyre dhe të lidhen me kontrata qoft Brenda vendit apo eksportimin në vendet e |BE”      

Vitin e shkuar skema më e kërkuar ishte ajo e naftës pa akcizë ku kanë përfituar rreth 90% e aplikuesve.Në total janë rreth 5200 fermerë që janë mbështetur në një nga 9 skemat e ofruara

Skema Kombëtare 2026 për bujqësinë parashikon afro 20 milionë euro në formën e granteve dhe 31 milionë euro subvencione direkte për fermerët.

Gazetare: M. Gjoni 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme