Sot mot i kthjellët dhe reshje të izoluara në zonat malore

Moti | 6 muaj më parë

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti pritet i kthjellët, me alternime vranësirash të pakta deri mesatare përgjatë zonave malore në lindje dhe juglindje, sidomos nga mesdita deri në orët e pasdites.

Në jug të vendit do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në lindje e juglindje priten shtrëngata afatshkurtra të izoluara gjatë mesditës dhe pasdites. Reshjet do të ndërpriten gradualisht pas orëve të pasdites.

Era do të fryjë nga verilindja – veriperëndimi me shpejtësi rreth 7 m/s. Deti do të ketë valëzim të lehtë, me forcë 1–3 ballë në Adriatik dhe Jon.

Në përgjithësi, e hëna do të sjellë një mot të qetë dhe me diell, me episode të shkurtra reshjesh vetëm në disa zona të vendit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme