Sportet më të njohura në vendet e botës

Ndërsa futbolli mund të jetë sporti më popullor në botë, ai mund të mos jetë i preferuari i çdo vendi! Në fakt, mund t’ju habisë kur mësoni se disa vende preferojnë sporte të tilla si pingpong, mundje, bejsboll apo edhe kriket.
Austri – Sporti më popullor: ski.
Me gjithë malet e mbushura me borë, nuk është çudi që skijimi është një sport kaq popullor.
Bangladeshi – Sporti më i njohur: kriket.
Bangladeshi ka një ligë të fortë kombëtare të përbërë nga lojtarë nga shumë vende të tjera duke përfshirë Sri Lanka, Indi, Pakistan dhe Angli. Ekipi kombëtar i kriketit i Bangladeshit njihet si Tigrat.
Kamboxhia – Sporti më i njohur: kikboks.
Sportet e tjera mund të jenë të njohura këtu, por kikboksi është i pari!
Kanada – Sporti më popullor: hokej mbi akull.
Kanadaja është gjithmonë një fituese e madhe në garat ndërkombëtare të hokejit mbi akull si kampionati botëror i hokejit në akull dhe Lojërat Olimpike.
Kina – Sporti më popullor: pingpong.
Pingpong konsiderohet një sport dhe është më i popullarizuari në Kinë.
Irlanda – Sporti më i njohur: futbolli galik.
Futbolli irlandez, i quajtur edhe futbolli galik, është sporti më i luajtur në Irlandë. Një ekip përbëhet nga 15 lojtarë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




