Stoltenberg: Anëtarësimi i Suedisë në NATO tregon se strategjia e luftës e Putinit ka dështuar

“Anëtarësimi i Suedisë në aleancë tregon se strategjia e luftës e Putinit në Ukrainë ka dështuar”, kështu ka deklaruar sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pak përpara se flamuri i Suedisë të ngrihej në një shtizë flamuri jashtë selisë së NATO-s në Bruksel në një ceremoni që vuloste Suedinë duke u bërë vendi i 32-të anëtar i aleancës.
Stoltenberg shtoi se pushtimi i Kremlinit ka bërë që Ukraina të jetë më afër anëtarësimit në NATO.
“Pushtimi i Kremlinit jo vetëm që bëri që vendet e mëparshme të jo-angazhuara, Suedia dhe Finlanda të hynin nën ombrellën mbrojtëse të NATO-s, por tani Ukraina është më afër anëtarësimit në NATO se kurrë më parë. Kur Presidenti Putin nisi pushtimin e tij në shkallë të plotë dy vjet më parë, ai donte më pak NATO dhe më shumë kontroll mbi fqinjët e tij. Ai donte të shkatërronte Ukrainën si një shtet sovran, por dështoi”, tha Stoltenberg ndërsa shtoi se “NATO është më i madh dhe më i fortë”., tha Stoltenberg.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




