Sulmet izraelite vrasin tre gazetarë në Libanin jugor

Lindja e Mesme | 2 vite më parë

Një sulm izraelit ka vrarë të paktën 3 gazetarë dhe plagosi disa të tjerë teksa flinin në bujtina të përdorura nga media në Hasbaya në Libanin jugor. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë e Libanit.

Të vrarët ishin operatori Ghassan Najjar dhe inxhinieri Mohamed Reda i medias pro-iraniane Al-Mayadeen dhe operatori Wissam Qassem, të cilët punonin për Al-Manar të Hezbollahut.

Gjatë sulmeve izraelite, më herët, janë vrarë edhe 5 gazetarë gjatë konfliktit në Liban, përfshirë edhe gazetarin e Reuters, Issam Abdallah.

“Ky është një krim lufte,” tha ministri libanez i Informacionit Ziad Makary. Të paktën 18 gazetarë nga gjashtë media, përfshirë Sky Neës, Al-Jazeera dhe transmetuesit libanezë, po qëndronin në bujtina.

“Ne dëgjuam aeroplanin duke fluturuar shumë poshtë, kjo është ajo që na zgjoi, dhe më pas dëgjuam dy raketat,” i tha Reuters Muhammad Farhat, një reporter i gazetës libaneze Al-Jadeed.

Drejtori i medias Al-Mayadeen tha se sulmi ndaj ekipet të gazetarëve të tij ishte “i qëllimshëm”.

“Ne e mbajmë pushtimin (Izraelin) plotësisht përgjegjës për këtë krim lufte, në të cilin ekipet e gazetarëve duke përfshirë ekipin e Al-Mayadeen ishin në shënjestër”, tha Bin Jiddo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme