Tensionet me Korenë e Jugut, 1.4 milionë të rinj i bashkohen ushtrisë në Korenë e Veriut

Koreja e Veriut pretendon se 1.4 milionë të rinj janë regjistruar për t’u bashkuar ushtrisë këtë javë, njoftoi media shtetërore. Ky regjistrim sipas Phenianit zyrtar ka ndodhur sipas tij pas provokimeve të fundit me hyrjen e dronëve në territorin e saj dhe hedhjen në erë të rrugëve kufitare.
Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA) raportoi të mërkurën se 1.4 milionë të rinj, përfshirë studentë dhe zyrtarë të ligës rinore, nënshkruan peticionin për t’u bashkuar me ushtrinë.
“Miliona të rinj kanë dalë në luftën mbarëkombëtare për të zhdukur llumin e ROK-ut që kreu një provokim serioz të shkeljes së sovranitetit të DPRK-së përmes një depërtimi me dron”, tha KCNA, duke iu referuar të dy vendeve me akronimet e tyre zyrtare.
Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Koreja e Jugut, e cila ka paralajmëruar më parë se nëse Koreja e Veriut shkakton dëm në sigurinë e koreano-jugorëve, ajo ditë do të jetë “fundi i regjimit të Koresë së Veriut”.
Koreja e Veriut ka shërbimin e detyrueshëm ushtarak për burrat deri në 10 vjet. Vitin e kaluar, media shtetërore tha se 800,000 qytetarë dolën vullnetarë për t’u bashkuar me ushtrinë e Veriut për të luftuar kundër SHBA.
Sipas të dhënave nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), Koreja e Veriut ka 1.28 milionë ushtarë aktivë dhe rreth 600.000 rezervistë, me 5.7 milionë rezervistë të Gardës së Kuqe Punëtore-Fshatare mes shumë njësive të paarmatosura.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




