Thatësira ekstreme, Maroku shndërron mjegullën në ujë të pijshëm

Kuriozitete | 1 vit më parë

Maroku po përballet prej vitesh me një thatësirë të rëndë, duke ndikuar jo vetëm në bujqësi por edhe ujin e pijshëm për banorët.

Qasja në ujërat nëntokësore shpesh është e pamundur për shumë komunitete dhe për këtë shkencëtarët në Marokun jugor kanë gjetur një zgjidhje inovative, të kthejnë mjegullën në ujë të pijshëm.

Ata kanë instaluar rrjeta të mëdha në lartësi mbi 1,200 metra për mbledhjen e mjegullës. Këto rrjeta kapin lagështinë nga mjegullat bregdetare, duke mbledhur pikat e ujit që rrjedhin në rezervuarët e magazinimit.

Ky sistem i qëndrueshëm dhe ekologjik prodhon afërsisht 37,000 litra ujë çdo ditë, duke siguruar qasje në ujë të pijshëm për gati 1,000 njerëz në fshatrat përreth.

Maroku është vendi ku ndodhen instalimet më të mëdha në botë për mbledhjen e mjegullës, ndërsa po planifikon ta zgjerojë këtë teknologji si pjesë të strategjisë së saj për të luftuar ndryshimet klimatike dhe mungesën e ujit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme