Thatësira në lumin Danub ka nxjerrë rrënojat e anijes gjermane të Luftës së Dytë Botërore

Kuriozitete | 2 vite më parë

Rrënojat e anijeve naziste të mbytur në lumin Danub gjatë Luftës së Dytë Botërore janë shfaqur pranë qytetit port lumor të Serbisë Prahovo, pas thatësirës ekstreme që ka përfshirë vendin, duke ulur nivelin e ujit.

Katër anije që datojnë para vitit 1950 kanë dalë gjithashtu në dritë në Parkun Kombëtar Danube-Drava të Hungarisë pranë Mohacs, ku niveli i ujit ishte vetëm 1.5 metra.

Anijet e zbuluara në Prahovo ishin midis qindra anijeve që u shkatërruan përgjatë Danubit nga flota naziste e Gjermanisë në vitin 1944, ndërsa ata u tërhoqën nga forcat sovjetike që avanconin, duke shkatërruar vetë anijet. Dalja e rrënojave të anijeve të shkatërruar pengojnë lundrimin e anijeve të sotme përgjatë lumit

Lumi Danub shënoi rekordin më të ulët historik të thellësisë së tij gjatë thatësirave me 1.17 metra në Budapest. Gjatë përmbytjeve, Danubi ngrihet më shumë se 6 metra.

“Evropa Lindore po përjeton kushte kritike thatësire që po prekin të korrat dhe vegjetacionin”, tha shërbimi evropian i klimës Copernicus.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme