Thesari Mbretëror britanik prodhon monedhën e artë më të madhe në 1 100 vjet

Lifestyle | 5 vite më parë

Thesari Mbretëror i Britanisë së Madhe ka prodhuar një monedhë ari prej 10 kilogramësh, më e madhja në historinë e saj 1 100-vjeçare, për të shënuar fundin e një koleksioni të veçantë për nder të kurorëzimit të Mbretëreshës Elizabeth II gati 70 vjet më parë.

Koleksioni përkujtimor i monedhave “Beasts” përfshiu prodhimin e disa monedhave që përmbajnë imazhe të 10 statujave prej guri të rreshtuara përgjatë rrugës që mbretëresha ndoqi për në Abacinë e Ëestminster për t’u kurorëzuar në 1953.

Prodhimi i tyre filloi në vitin 2017 me Luanin e Anglisë.

Prodhimi i monedhës së fundit zgjati 400 orë dhe përmban të gjithë mbrojtësit mbretërore: luanë, një grifin, një fajkua, një dem, një zagar, një dragua, një njëbrirësh dhe një kalë, që rrethojnë një imazh të mbretëreshës.

Për të krijuar monedhën u përdorën  teknika moderne dhe artizanale.

Ajo ka një vlerë prej 10 000 stërlinash (13 900 dollarë).

Thesari Mbretëror tha se monedha gjigante tashmë është blerë nga një blerës i panjohur.

Çmimi i shitjes nuk u dha, sidoqoftë, Thesari bëri të ditur se, për shkak të punës që u bërë për krijimin e monedhës, ajo është shitur në një çmim me gjashtë shifra.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme