Transporti arsimor në Shkodër, garantohet lëvizja falas për nxënësit dhe mësuesit në distancat nga 5 deri në 50 km

Arsim | 56 minuta më parë

Për vitin e ri shkollor 2026–2027. Zyra Vendore e Arsimit Publik në Shkodër ka vënë në funksionim një skemë të plotë transporti për të gjitha distancat nga 5 deri në 50 kilometra larg qendrave arsimore.

“Kemi rreth 436 punonjës arsimor që përftojnë shërbim transporti, mësues, drejtues me 53 linja. Shërbimi i transportit është shërbim i tenderuar që i ofrohet çdo punonjësi arsimor për ato që shkojnë në zona 5 km deri ne 50 km larg vendbanimit të tyre”, u shpreh Brisela Kadija, Drejtuese e ZVAP Shkodër.

Mbulim të veçantë ka marrë edhe transporti i nxënësve, ku  mbi 950 fëmijë të shpërndarë në 12 kopshte dhe 23 shkolla do të udhëtojnë çdo ditë përmes 78 linjave të veçanta. Ky shërbim mbulon të gjitha ciklet, nga arsimi parashkollor e deri te shkollat e mesme të bashkuara në njësitë administrative.

“Kemi 956 nxënës të ndarë në të gjitha nivelet nga kopshti deri në sistemin e gjimnazit që mbulohen nga 78 linja”, tha ajo.

Me gjithsej 131 linja transporti të aktivizuara në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër, synohet  garantimi I vazhdimësinë së  procesit dhe parandalimin e braktisjes shkollore për shkak të distancave gjeografike.

Gazetar: A.Hoti

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme