Tri qytetet me ajrin më të pastër në Europë

Lifestyle | 5 vite më parë

Nga Agjencia Evropiane për Ambient kanë bërë të ditur se ajrin më të pastër në Evropë e ka qyteti suedez Umeo, e pasuar nga Tampere në Finlandë dhe Funshal në Portugali, transmeton Insajderi.

E qytetet me ajrin më të ndotur janë Sonch në Poloni dhe Kremona në Itali. “Banorët e më shumë se gjysma e 323 qyteteve ku është matur cilësia e ajrit gjatë viteve 2019-2020, thithin ajrin e ndotur – e pjesa më e madhe e tyre janë në Poloni dhe Itali”, ka bërë të ditur kjo agjenci.

Cilësi të mirë të ajrit e kanë 127 qytete, që do të thotë se në këto vende niveli i pluhurit është më i vogël se 2,5 mikrometër (PM2,5) nën përqindjen e lejuar nga 10 mikrogramë për metër kub ajër që e ka përcaktuar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në top dhjetëshen e qyteteve me koncentrimin prej PM2,5 gjenden dy qytete suedeze – Stokholmi dhe Upsala, tri në Estoni – Talini, Narva dhe Tartuja si dhe Bergeni në Norvegji dhe Salamanka në Spanjë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme