Trupa perëndimore në Kiev? Zelenski: Diskutime me Makronin në mes të marsit

Europë | 3 vite më parë

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka komentuar deklaratën e bërë nga homologu i tij francez, Emanuel Makron (Emmanuel Macron), se mund të jetë opsion prania e trupave perëndimore në Ukrainë.

Presidenti Zelenski u shpreh se makroni do të vizitojë Kievin në mes të marsit për t’u njohur më tej me planin e tij.

“Kam pasur takim me Makronin dhe ishte takim me shumë nisma. Do flas për të gjitha ato, koalicion për artilerinë, me SHBA dhe partnerë të tjerë. Ne duhet të mbijetojmë dhe që të kemi vendime konkrete. Nuk mund të ndaj me ju shifrat për artilerinë ose armatime të tjera. Duhet të mbijetojmë. Gjithçka që kemi vendosur, çdo ndihmë duhet të na arrijë në kohë dhe kjo është nisma më e mirë e të gjithëve. Na i sillni armatimet në kohë. Nëse ne do fitojmë apo jo, do varet nga kjo pikë. Pati shumë vendime si të forcohet Ukraina, folëm për inteligjencës, drone, bashkëprodhim.

Unë nuk isha në samit dhe ai tha, ose u fol për ide se si të fuqizohej Ukraina. Më tha se zyrtarisht do vijë në mes të marsit. Mendoj se do ndajë këto ide të tijat me mua. Do njoh me hollësi planin e tij,” tha Zelenski.

Presidenti ukrainas e cilësoi presidentin rus si Hitler e vrasës. Zelenski theksoi se presidenti rus, Vladimir Putin, është një rrezik i madh.

“Kur ndajmë nisma janë hapi i dytë, i katërt. Por hapi i parë është mbrojtja. Sepse tashmë kemi disa pyetje për këto paketa me partnerët tanë.

Të gjithëve na duhet të përballemi me një vrasës, Hitleri pjesa 2. Është vërtet një rrezik i madh që i kanoset jetës sonë.

Unë besoj se të gjithë duhet të përgatitemi të jemi të fortë. Për luftë a paqe, duhet të përgatitemi për hapat e tjerë që do ndërmarrë Putini. Nëse duam që ai të mos ja dalë mbanë, duhet të përgatitemi për luftë.

Ne, Putinin do e mundim. Nëse ka iniciativa në botë që e fuqizojnë Ukrainën janë të mira për të gjithë botën”, tha Zelenski.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në konferencën e përbashkët me presidentin Zelenski ka argumentuar arsyen se përse Shqipëria dëshiron të hyjë në Bashkimin Evropian. Ai u shpreh se lufta në Ukrainë nuk është një kërcënim ekzistencial vetëm për këtë të fundit, por për mënyrën se si duhet të jetë e ardhmja, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se Shqipëria kërkon të bashkohet me BE-në dhe të bëj paqe e të ketë bashkëpunim të plotë në Ballkan.

Rama theksoi se Ballkani Perëndimor rrethohet me kufijtë e BE-së, dhe se Shqipëria përpos integrimit fizik të saj, kërkon edhe atë politik.

“Ne kemi mbështetur Ukrainën edhe me paketa mbështetje, të cilat nuk janë hua apo pjesë e ndonjë biznesi.

Por jemi të vetëdijshëm se për atë fron lufte kjo është diçka shumë e vogël.

Po e bëjmë për veten tonë. Kjo nuk është kërcënim ekzistencial vetëm për Ukrainën, por ndaj gjithçka që mendojmë se duhet të jetë e ardhmja jonë. Nëse duam të ardhme në BE, duam BE-në. S’duam BE-në të shpërbëhet. Pasi ka hyrë në një luftë të brendshme gërryese se ç’lloj vlerash apo veprimesh janë të justifikuara apo nuk justifikohen.

Varësia nga gazi rus, nafta ruse nuk është kaq e thjeshtë. Rritja e çmimeve, e kostos së jetesës në vendet më të pasura, janë pjesë e planit për ta bërë opinionin publik të thotë: s’mund të mbështesim Ukrainën, na duhet kjo tjetra! Nëse i merr diçka një të pasuri, ai mund të humbasë mendjen. Llogaria është shumë e qartë dhe për ne ky është kyçi. Po kërkojmë të bashkohemi me BE-në dhe të bëjmë paqe e të kemi bashkëpunim të plotë në Ballkan.

Ballkani Perëndimor rrethohet me kufijtë e BE-së. Ne jemi brenda BE-së fizikisht, por jashtë politikisht. Duam të integrohemi plotësisht në këtë trup. Po të jetë kështu, do mbetemi pa të ardhme. BE nuk është parajsë, por një ferr i gëzueshëm.

Kjo është gjeja më thelbësore që të kuptojmë. Nëse jemi bashkë në këmbë, kjo vjen falë aspiratës së përbashkët për të qenë pjesë e BE-së. Por nëse kjo aspiratë venitet se BE humbet integritetin do jetë më e lehtë të kërkohet havjar, shampanjë e gjak,” tha Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme