Turizmi malor në Maliq – Zona po kthehet në destinacion për turistët e aventurës

Turizëm | 1 vit më parë

Maliqi po kthehet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet më të preferuara për turistët që kërkojnë aventura dhe natyrë të paprekur.

Turistë të shumtë, veçanërisht ata që udhëtojnë me biçikletë, dhe turistët e aventurës zgjedhin të qëndrojnë për dy ose tre ditë në zonat malore te qytetit për të shijuar peizazhet dhe mikpritjen vendase.

Turistë nga Zvicra dhe Spanja shprehen se janë mrekulluar jo vetëm nga bukuritë natyrore, por edhe nga ushqimi tradicional dhe njerëzit miqësorë të zonës.

“Quhem Emanuel, jam nga Zvicra dhe kam ardhur me biçikletë. Me pëlqen shume gjithçka që po shoh. Ushqimi është i shkëlqyer dhe njerëzit janë të dashur e mikpritës. Natyra është e mrekullueshme dhe mendoj se ky udhëtim ja ka vlejtur”, u shpreh një prej turistëve.

“Emri im është Daniel dhe vij nga Spanja. Kam qenë turn ë gjithë Shqipërinë, ndërsa tani u ndala në Maliq. Është një qytet i bukur, i pastër dhe i rregullt. Natyra është mahnitëse. Njerëzit janë shume miqësorë“, tha një turist tjetër.

Ky interes i shtuar për Maliqin nga ana e turistëve të huaj pritet të sjellë zhvillime të reja në turizëm dhe të ndihmojë ekonominë lokale të të gjithë zonës së Maliqit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme