Turizmi në Fier njeh rritje të ndjeshme. Në 6 muaj, 500 mijë vizitorë vendas dhe 160 mijë të huaj
Prefekti i Fierit, Arben Çuko, ka deklaruar se gjashtëmujori i parë i vitit 2024 ka shënuar rritje të konsiderueshme të vizitorëve në qark, me rreth 500 mijë turistë vendas dhe 160 mijë të huaj. Sipas tij, interesi është rritur ndjeshëm nga trevat shqiptare dhe diaspora.
“Shpresojmë që me një menaxhim më të mirë, me monitorim më të mirë dhe me kryerje më korrekte të detyrimeve që kanë të gjithë institucionet në qarkun e Fierit këtë vit presim shumë turist vendas dhe të huaj”, u shpreh ai.
Në fokus, përveç numrave, mbeten edhe siguria publike, monitorimi i standardeve të shërbimit dhe përkujdesja për infrastrukturën që lidh atraksionet turistike të zonës.
“Potenciali i qarkut të Fierit për sa i përket turizmit është goxha i madh dhe shtohet vit pas viti”, tha Çuko.
Prefekti përmendi si pikat më të frekuentuara të turizmit parqet arkeologjikë të Apollonisë dhe Bylisit, Parkun Natyror të Divjakë-Karavastasë, si dhe vijën bregdetare Seman–Derëzezë e zonën e Pishporos, të vizitueshme përgjatë gjithë vitit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





