Ushqimet më të këqija për të ngrënë nëse keni presion të lartë të gjakut

Rreth një në tre njerëz janë të prekur nga presioni i lartë i gjakut dhe shumë prej tyre as që e kuptojnë se vuajnë prej tij. Për ata që vuajne nga presioni i larte, një dietë e shëndetshme është thelbësore për të mbajtur nën kontroll presionin e gjakut apo për ta ulur atë. Becky Graham, nutricioniste në Get More Vits tregon mbi ushqimet që nuk duhet te konsumoni nëse dëshironi të ulni presionin e lartë të gjakut.
Kripa
Sa më shumë kripë të hani, aq më i lartë është presioni i gjakut. Kripa e bën trupin të mbajë ujin dhe nëse konsumoni shumë kripë, uji shtesë në gjak ushtron presion në muret e enëve të gjakut.
Sheqeri dhe pijet me sheqer
Konsumi i shumë pijeve me sheqer mund të rrisë presionin e gjakut. Nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të çojnë në një grumbullim të materialit yndyror brenda enëve të gjakut, duke shkaktuar ngushtimin e tyre (aterosklerozë) dhe një rritje të presionit. Disa pije me sheqer përmbajnë gjithashtu kafeinë e cila ngre më tej presionin e gjakut.
Karbohidratet e rafinuara
Produktet e bëra nga mielli i bardhë si buka e bardhë, makaronat dhe brumi i picës shpërbëhen me shpejtësi në sheqerna të thjeshta në gjak dhe teprica mund të çojë në shtim në peshë dhe rritje të presionit të gjakut.
Ushqime të përpunuara dhe të parapaketuara
Këto shpesh përmbajnë një kombinim të keq midis kripë, sheqer dhe karbohidrate të rafinuara duke ndikuar negativisht në tensioni e lartë të gjakut.
Kafeina
Është e vërtetë që kafeina rrit presionin e gjakut nëse vuani prej tij perpiquni ta largoni nga konsumi ditor.
Alkooli
Pirja e rregullt e alkoolit mund të ndikojë në enët e gjakut duke i bërë ato të ngushtohen. Alkooli është gjithashtu i lartë në kalori, gjë që mund t’ju bëjë të shtoni peshë dhe të rrisni më tej presionin e gjakut.
Mishi i kuq
Procesi i tretjes dhe metabolizmit të mishit të kuq si viçi, qengji, derri mund të çlirojë përbërës në trup që rrisin presionin e gjakut.
Mishi i përpunuar
Salcice, sallam, proshutë, proshutë e pjekur, mish i kripur, i pjekur ose i tymosur dhe mish i thatë janë të mbushura me natrium. Kjo është për shkak se prodhuesit i ruajnë këto mishra me kripë dhe si pasojë ndikojne në presionin e lartë të gjakut.
Yndyrna të ngopura
Yndyrnat e ngopura (si gjalpi, margarina) prej kohësh kanë marrë një efekt të keq, sipas Blood Pressure ato rrisin kolesterolin dhe janë të lidhura me aterosklerozën. Rekomandimet për burrat janë të hanë jo më shumë se 30 g yndyrë të ngopur në ditë dhe gratë jo më shumë se 20 g.
Erëza
Ketchup, salca djegëse, salca e sojës dhe salca te tjera shpesh janë të ngarkuara me kripë dhe sheqer duke ndikuar ne shendet.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




