Ushqimet që rrezikojnë të zhduken për shkak të ndryshimeve të klimës

Lifestyle | 4 vite më parë

Ndryshimi i klimës ka një ndikim të madh në jetën tonë, edhe pse  shpesh e nënvlerësojmë dhe perceptohet si një problem i cili nuk ka të bëjë me jetën ë përditshme. Disa nga efektet e tyre janë tashmë mes nesh. Ndryshimi i klimës në një të ardhme jo shumë të largët mund të ndikojë edhe në zakonet e të ngrënit. Thatësira, ngjarjet ekstreme të motit dhe rritja e temperaturave do të rrezikojnë prodhimin e disa ushqimeve.

Misër, oriz dhe grurë
Këto tre drithëra janë baza e dietës së më shumti se gjysmës së popullsisë së botës, por ekziston rreziku i humbjes së tyre për shkak të ndryshimeve klimatike. Sipas të dhënave nga Forumi Ekonomik Botëror, thatësira dhe përmbytjet do të rrezikojnë prodhimin e saj me një rritje prej 33% të kërkesës në vitin 2050.

Çokollata
Vlerësohet se çokollata nga mesi i shekullit mund të bëhet një ushqim i rrallë dhe i çmuar, i destinuar për ata njerëz që kanë mundësi ta blejnë atë. Shkaku? Ngrohja globale. Kultivimet më të rëndësishme dhe produktive të bimës së kakaos ndodhen në Gana dhe në Bregun e Fildishtë, për shkak të rritjes së temperaturave ekziston rreziku real që tokat në këto vende të mos jenë më në gjendje të kultivojnë dhe të rrisin këtë bimë duke e çuar në mënyrë graduale zhdukjen e saj.

Mjalti
Pas pesticideve, ndryshimet klimatike janë një ndër rreziqet më serioze për mbijetesën ë bletëve të cilat janë një specie e rrezikuar. Shirat e dendur, temperaturat e rritura kanë kontribuar ndjeshëm në uljen e popullsisë së bletëve. Në vitin 2020 në disa zona të Italisë ka pasur një reduktim të prodhimit prej 70-80% të dhënat janë raportuar nga Observatori Kombëtar i Mjaltit, duke konfirmuar një ulje të produktit i cili ndodh prej vitesh.

Kafeja
Edhe kokrrat e kafesë rrezikojnë të zhduken. Kafeja nuk duron paqëndrueshmërinë e klimës me pasojë kultivimi i saj në botë do të bëhet gjithmonë e më i vështirë dhe më i kushtueshëm.

Vera
Një studim i fundit nga Instituti i Kërkimeve të Agronomisë shton se humbjet e vreshtave nga ndryshimet klimaterike janë afro 56% në botë për shkak të rritjes së temperaturës me 2 gradë celsius deri në vitin 2050

Birra
Për shkak të thatësirës dhe rritjes së temperaturave, vjelja e elbit do të zvogëlohet ndjeshëm duke e pakësuar gjithmonë e më shumë prodhimin e birrës. Nga një hulumtim i kryer në vitin 2018 nga një ekip shkencëtarësh nga Kina, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA ku të dhënat u publikuan në revistën Nature Plants, theksoi se nëse niveli i emetimeve ndotëse nuk ulet, bota do të humbas rreth 17% të gjithë prodhimit të elbit.

Luleshtrydhe, qershi, pjeshkë, kajsi dhe kumbulla
Të gjitha këto janë produkte shumë delikate të cilat kërkojnë kushte dhe temperatura konstante meteorologjike për tu rritur dhe pjekur, te cilat nuk janë në përputhje me krizën klimatike që po përjeton planeti.

Shurupi i panjës
Është një lëng i ëmbël i prodhuar midis Kanadasë së Veriut dhe SHBA, i bërë me lëngun e panjave të zeza i cili nxirret nga lëvorja e pemës fal presionit të shkaktuar nga ndryshimi temperaturës midis ditës dhe natës. Pikërisht për shkak të kësaj procedure shume delikate, rritja e mundshme e temperaturave në këto zona mund të bëjë që pemët të mos jenë më në gjendje të aktivizojnë procesin e nevojshëm për prodhimin e saj.

Gjalpi kikirikut
Kultivimi i kikirikëve kërkon një klimë të qëndrueshme për të dhënë fryte. Me pak shi bima mund të mos mbijë, në të kundërt shirat e bollshëm mund ta mykin bimën bishtajore. Kikiriku bën pjesë në ushqimet të cilat mund të zhduken.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme