Vatra zjarri në Tropojë, të izoluara, por ende aktive në njësitë Margegaj dhe Bujan

Forcat e emergjencave civile po vijojnë betejën me vatrat e zjarrit në disa zona të qarkut Kukës. Në bashkinë Tropojë vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit në Çerem Parku Kombëtar i Alpeve, Njësia Administrative Margegaj.
Vatra e zjarrit në vendin e quajtur Lamnicë Njësia Administrative Bujan sipas njoftimit zyrtar të prefekturës në Kukës është izoluar por digjen trungje brenda vatrës pa rrezik përhapje. Nga bashkia dhe Administrata e Zonave të Mbrojtura Tropojë janë angazhuar forca për izolimin dhe monitorimin e këtyre vatrave të zjarrit.
Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë territorin e Qarkut Kukës përveç Njësisë Administrative Llugaj dhe Bytyç të Tropojës pasi linjat e transmetimit të energjisë elektrike janë në remont. Mungesë energjie ka edhe Njësitë Administrative Kolsh e Surroj të Kukësit.
Furnizimi me ujë të pijshëm është sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria Rajonale e Ujësjellës Kanalizimeve Kukës. Nga bashkitë Kukës e Has deri më tani nuk raportime për ndonjë problematikë emergjente. Prefektura e qarkut Kukës u bën thirrje qytetarëve që të zbatojnë ligjin dhe të mos provokojnë zjarre në këto ditë të nxehta.
Gazetar: B. Gërmizi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




